Bizneset dhe eksportuesit shqiptarë që kanë nevojë për menaxherë dhe forcë pune të kualifikuar në fushën e eksportit, tashmë kanë mundësinë të punësojnë menaxherë të trajnuar profesionalisht në këtë aspekt. Me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, 23 studentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe 12 përfaqësues nga kompanitë e eksportit të fruta- perimeve iu nënshtruan një trajnimi të posaçëm 9-javor për menaxhimin e eksportit.
Köstinger Consulting me qendër në Austri zhvillon për herë të parë këtë program në Shqipëri. Ky program synon zhvillimin e mundësive për vende pune për të rinjtë në NVM-të shqiptare që dëshirojnë të rrisin biznesin e tyre sa i takon eksportit dhe që kanë nevojë të përdorin njohuri dhe aftësi specifike për këtë fushë në kompaninë e tyre. Gjithashtu programi synon të stimulojë dhe rriti aftësitë tek punonjësit ekzistues të eksportuesve për të përmirësuar praktikat në menaxhimin e eksportit.[/vc_column_text][vc_gallery type=”nivo” interval=”3″ images=”5518,5519,5520,5521,5522,5523,5524,5525,5526,5527,5528,5530,5517″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]





