Bioferma Rramilli 04, një histori suksesi.

Prof. Dr. Diana Shehu    

Departameniti Menaxhimi i Turizmit Rural (FEA)

Një problem i rëndësishëm sot në fushën e bujqësisë është dhe ngritja e fermave bio, të cilat jo vetëm sigurojnë produktebujqësore dhe blegtorale bio, por luajnë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit. 

Bioferma Rramilli 04 shpk është subjekt juridik që ushtron aktivitetin tregtar me qëllim kryesor, prodhimin dhe tregëtimin e qumështit  dhe mishit të freskët të gjedhit. Shtrihet në fshatinLikesh, Njësia administrative Gjepalaj, Shijak, Durrës.

Kompleksi ka nje sipërfaqe rreth 30.000m² ndërsa sipërfaqja e ndërtimit është 13200 m².

Sipërfaqja e tokave të blera bujqësore është rreth 106 ha, që janë çertifikuar si pronë e  Biofermës 14 ha, pjesa tjetër është nëproces hipotekimi. Sipërfaqe toke të marrë me qira me përdorim 5- vjecar janë rreth 55 ha. Në këtë sipërfaqë kultivohen foragjere për prodhimin e bazës ushqimore për blegtorinë si jonxhë, misër kokër dhe misër për silazh, bar loliumi dhe për silazh, lakër foragjere, panxhar etj. Duke filluar nga viti 2009 e deri më sot,20 ha tokë është mbjellë kultura e ullirit, duke i dhënë përparësi kultivimit të ullirit dhe në perspektivë përpunimit të tij.

I. Në “Biofermën Rramilli 04” janë bërë investime të mëdha përndërtimin e ambjenteve të kompleksit blegtoral me qëllim krijimin e kushteve moderne për mbarështimin e blegtorisë. Ambjentet e ndërtuara janë përshkruar me poshtë:

• Stallat për mbarështimin e gjedhit për prodhim qumeshti,
• Stalla e maternitetit,
• Stalla e viçave femra për remont,
• Stalla e majmërisë,
• Ambjentet e mjeljes se lopëve,
• Kapanonet për mjetet bujqësore,
• Ofiçina për mekanikën bujqësore
• Ambjent për përpunimin e bazës ushqimore,
• Ambjentet për pastrimin dhe higjenën e lopëve,
• Hangaret për grumbullimin e bazës ushqimore, gropa silazhi,gropa plehu organik,
• Kabinat elektrike,
• Puse dhe depo uji,
• Ambjente të jashme të gjelbëruara,
• Kompleksi i Agroturizmit,
• Rrugë komunikimi brenda kompleksit blektoral,  
• Shtrimin e shesheve, sistemimin e tyre si dhe rrethimin e gjithëkompleksit të ndërtimit.

Kapaciteti i plotë i kompleksit blegtoral është 800 krerë dhe deri më sot shfrytëzojmë 65 % e stallave.

▪ Kompleksi përmban këto rraca gjedhi:
a) Rraca “Holshtein”                95 %
b) Rraca “ Brune Alpine”          4 %
c) Raca “Simental”                     1 %

Shtimi i tufës ka ardhur kryesisht nga importi i mushqerave barse nga vendet e Bashkimit Europian si Gjermani, Hollandëetj. Raca e importuar kryesisht ka qenë Holshtein me drejtim prodhim qumësht me prodhimtari të lartë 6000-8000 litra/krerë, të përshtatshme me kushtet klimaterike të Biofermës. Gjithashtu faktor i rëndësishëm në shtimin e tufës janë mushqerat tona tëremontit, për të cilat po tregohet një kujdes i veçantë përtrajtimin e tyre sipas standarteve bashkëkohore.

Nje karakteristikë kryesore e drejtuesve të fermës ka qenëambicia për të kryer investime të vazhdueshme në biznes duke u përqëndruar me shumë në biznesin e prodhimit të një bande gjenetike duke afruar në treg mushqera barse cilesore, gjë qëndikon ndjeshëm në përmirësimin racor të kompleksit blektoral.

Në biofermë janë bërë investime të konsiderueshme për blerjen dhe instalimin e paisjeve e teknologjisë bashkëkohore tëmbarështimit të gjedhit, ku do të vërejmë:

1. Sistemi modern komjuterik i mjeljes model hale peshku viti prodhimit 2006.
2. Sistem i automatizuar dhe i sterilizuar i depozitimit tëqumështit në tanket ftohës.
3. Sistem i të ushqyerit të gjedhëve në mënyrë moderne.
4. Sistemi i silloseve për mbajtjen dhe përzjerien e automatizuar të ushqimit.
5. Sistemi i pastrimit të plehut brenda stallave me rasketa automatike prodhime të vitit 2006 dhe 2012.
6. Gropat e silazhit modele të tipit Austriak. ( 4 gropa secila me gjatësi 50ml dhe gjeresi 5.2ml.
7. Gropa e plehut 1800m³.

Për sektorin e bujqësise janë bërë investime për blerjen e makinerive dhe agregatëve bujqësore kryesisht në vendet e Bashkimit Europian, prodhime të tipeve të ndryshme tëstandarteve  ndërkombëtare. Prodhimet e saj plotësojnë 30 % tënevojave të bazës ushqimore për blegtorinë për gjithë vitin dhe janë kryesisht silazhet pranverore, silazhi misër, jonxhë, misër kokër, grurë, bar loliumi, thekër, njomishtë etj.

Përveç ambjenteve që përshkruam me sipër që lidhen direkt me mbarështimin e kompleksit blegtoral, në Bioferem janë ndërtuar dhe ambjentet e Agro-Turizmit që përbëhen nga:

a) Bar – Restorant,
b) Kënd lojrash,
c) Hipizëm kuajsh kërcimi dhe hipizëm garash,
d) Ekspozitë kafshësh të buta, të egra si dhe shpendë tëndryshëm,
e) Salla pritje,
f) Salla mbledhje,
g) Salla konferencash,
h) Zyra,
i) Klasa për kurse trajnimi (mekanikë bujqësore, sistemi i mjeljes, sistemi i ushqimit, punimi i parcelave, përgatitja për mbjellje, korrja, përgatitja e silazhit, mbledhja e barit nëdengje).

Nderkohë ne jemi duke punuar dhe për projektë të tjera si:

a) Ngritja e një qendre trajnimi për fermerët dhe specialistët shqiptarë,
b) Ngritja e një thertoreje sipas standartit europian dhe projektit të Ministrisë së Bujqësisë.
c) Ngritja e një tregu kafshësh sipas standarteve.

Për realizimin e këtyre projekteve po merret asistencë edhe nga specialistë të huaj.

II. Zhvillimi i Projekt-Idesë për prodhimin e Biogaz -it, bërë në stabilimentin e Biofermës Rramilli.

Më poshtë po shpjegojmë përdorimin e biomasës për prodhimine biogaz-it në fermat bujqësore, të mirat që kanë fermat ngabiogazi dhe energjia e rinovueshme.

⦿ Biomasa e fermës përbëhet nga: mbetjet organike tëkafshëve (kockat, lëkurët, bajgat), të cilat nuk përdoren nësektorë të tjerë të prodhimit;
⦿ Përfitimet për fermerët dhe komunitetin,
⦿ Nga mbetjet organike të kafshëve nxirret biogazi, një burimenergjie ekologjikisht miqësor, 
⦿ Reduktimi i kostove të energjisë,
⦿ Të ardhura shtesë për fermerët,
⦿ Rrethi i mbyllur i mjedisit miqësor për prodhimin e biogazit,
⦿ Mundësia e përdorimit të materialeve të ndryshme,
⦿ Aktivitet i ri ekonomik,
⦿ Mundësi për punësim,
⦿ Shfrytëzimi i tokës,
⦿ Reduktohet ndotja e ujit,
⦿ Reduktohet ndotja nga aromat,
⦿ Reduktohet ngrohja globale e shkaktuar nga mbeturinatshtazore

III.  Skemat mbështetëse të qeverisë, janë shumë tëdomosdoshme për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dheagroturizmit. Skema Kombëtare është mbështetje financiarepër bujqësinë dhe zhvillimin rural nga buxheti i qeverisëshqiptare.

      Më poshtë janë listuar skemat që qeveria ka vënë në shërbimtë bujqësisë.

⦿ Masa e Grurit dhe Peshkimit  2022
⦿ Skema Kombëtare 2022
⦿ Skema Kombëtare 2021
⦿ Skema Kombëtare 2020
⦿ Skema Kombëtare 2019
⦿ Skema Kombëtare 2018
⦿ Skema Kombëtare 2017
⦿ Skema e Naftës (2021 dhe 2022)

III.  Skema mbështetëse të BE-së

Programi IPARD është mbështetje financiare për bujqësinëdhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së (75%) dhe qeverisëshqiptare (25%).

    Deri tani programi IPARD ka patur 4 thirrje dhe pritet të hapetthirrja tjetër.  

    Bioferma jonë ka përfituar nga skema mbështetëse dhënë ngaqeveria në skemën e naftës dhe

    atë të grurit, Ndërsa nga program IPARD ka përfituar fidanëtë ullirit, ku në tokat që nuk

    punoheshin u mbollën rreth 30 mijë rrënjë dhe prodhimi i parëu mor që në vitin 2021.

    Krahas faktorëve të mësipërm, faktori kryesor që ka çuar nësuksesin e biofermës është puna

  plot dashuri, pasion, e kualifikuar e investitorëve të fermës, stafit drejtues dhe stafit

    mbështetës dhe prodhues.

  Është shumë domethënëse që sipërmarrësja jo vetëm që kapërfunduar studimet e larta në

    Universitetitn Bujqësor, por ajo në vijimësi është lektore dhebashkëpunëtore për të përçuar

  tek studentët përvojën e biofermës si dhe për t’i nxitur dhetërhequr ata drejt biznesit,

  menaxhimit, prodhimit etj.

  Sipërmarrëse Mira Rramilli,

    Bioferma Rramilli 04

 

Na Ndiqni në: