Asistentë lektorët, studentë të Doktoraturës në Universitetin Bujqësor të Tiranës morën pjesë në një takim me Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, të organizuar në sheshin “Nënë Tereza”.
Në kuadër të një paneli të organizuar për Bujqësinë dhe Sigurinë Ushqimore, asistentë lektorët folën rreth potencialit agroturistik që ka vendi ynë dhe benefiteve që mund të sjellë zhvillimi i këtij sektori.
Fokusi kryesor i bisendës u përqëndrua tek roli i kërkimit shkencor rreth bujqësisë dhe sigurisë ushqimore në ndihmë të agroturizmit.
Gjithashtu, rëndësi të madhe iu kushtua punësimit të të rinjve dhe përfshirjes së studentëve të UBT në tregun e punës.
UBT në bashkëpunim me qeverinë gjermane ka hapur programin e Doktoraturës, duke i mundësuar ekselentëve të rinj kualifikim dhe aftësim të mëtejshëm profesional në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Artikuj të ngjashëm
Shërbimet e ekosistemit nën skenarë të ndryshëm menaxhimi në AL-Prespa
Në këtë material jepen rezultatet e marra nga një studim të realizuar në pjesën Shqiptare të Parkut Prespa (AL-Prespa) qëkishte për objektiv kryesor të vlerësonte shërbimet e ekosistemit nën skenarë të ndryshëm...
February 12, 2024
39 Shikime
Okra: Rikthimi i një kulture reliktë në Shqipëri
Dikur, në Egjiptin e lashtë dhe në Italinë romake okra (Triticum dicoccum Schrank) ka qënë drithi kryesor për bukë. Ndërkohë, në shekuj, me zhvillimet e teknologjisë, seleksionimin dhe përmirësimin gjenetik të...
February 1, 2024
72 Shikime
Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore, Prof. Dr. Leonidha Peri…
Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore, Prof. Dr. Leonidha Peri dhe Asistent Lektori, Enea Malaj zhvilluan një intervistë në televizionin Radio Televizioni Shqiptar në emisionin “Jetë shqiptare”.
February 1, 2024
81 Shikime










Shto Koment